Paloka: Uroj që Rama të mos e zhbëjë me 30 korrik “5 qershorin”, vendi rrezikon destabilitetin

0
103

Numri dy i Partisë Demokratike Edi Paloka shprehet skeptik per ndonje tërheqje të minutave të fundit të kryesocialistit.

Paloka: Rama ka vetëm vullnetin të grabisë dhe manipulojë votat me çfarë të mundet.Çfarë do të bëjmë ne? Kemi një javë. Rama ka thënë sot se atë marrëveshje që votoi sot do ta zhbëjë javës që vjen, uroj mos ta bëjë. Shumë ekuilibra do të prishen në Shqipëri dhe më tej. Nuk mund të them sot se cilat do të jenë veprimet konkrete të opozitës sepse për këto do të marrim vendimet në kohën dhe vendin e  duhur, por ajo që i është thënë atij dhe partnerët e dinë shumë mirë dhe për këtë arsye dhe këmbëngulin, është se po prish një rregull loje që do të ndryshojë shumë gjëra të tjera. Vendi rrezikon destabilizimin. Rama që gjithë këtë lojë po e bën për të mbrojtur pasurinë dhe pushtetin  e tij duke shkelur të gjithë interesat e tjera, edhe të socialistëve, sepse ato pazaret unë President, ti Kryeministër që i lëshon herë nga njëra anë dhe hera nga ana tjetër, ato janë për ti shitur dhe socialistët. Rama ka dhënë prova që mund të shesë këdo. Nuk mundet që për një njeri, jo një parti, të rrezikojë stabilitetin vendi dhe prishjen e rregullave që janë vendosur.

Në një intervistë për Rtv Ora, Paloka thotë se edhe ndërkombëtarët e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre kundër veprimeve të njëanshme për zgjedhjet.

Paloka: Partnerët edhe sot dhe pse në mënyrë diplomatike e bënë të qartë pozicionin.Çdo marrëveshje duhet arritur me konsensus.

I gjithë debati mes palëve duket se nuk janë hapja e listave por ndalimi i koalicioneve parazgjedhore.

Sipas Palokës, argumenti i mazhorancës se koalicionet ndërlikojnë fletën e votimit nuk qëndron pasi e njëjta situatë do të jetë edhe nëse këto parti garojnë më vete në zgjedhje.

Paloka: Kur ju thuhet të hapim listat por mos prish koalicionet. Thuhet që bëhet shumë e madhe fleta e votimit. Po nëse këto parti hyjnë veç e veç nuk do të jenë me lista? Përdorin argumenta që bien sapo dalin. Edhe njeriu më naiv e sheh lojën që po bëhet, Rama ka frikë nga zgjedhjet dhe këto janë përpëlitjet e fundit.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here