Kreu i delegacionit të Bundestagut në KiE: Mirëpres ndryshimet e ligjit zgjedhor

0
147

Peter Beyer, deputet i CDU/CSU, njëherazi Kryetar i delegacionit të Bundestagut në Këshillin e Europës ka reaguar me një postim në “Twitter” për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit nga parlamenti.

Ai shprehet se tashmë duhet të implementohet plotësisht ndërsa sugjeron që të gjitha forcat politike të kontribuojnë me përgjegjësi e argumente në Këshillin Politik.

Mirëpres ndryshimet e ligjit zgjedhor në Shqipëri. Duhet të implementohet plotësisht. Të gjitha forcat politike brenda dhe jashtë parlamentit duhet të kontribuojnë tani në mënyrë konstruktive dhe me përgjegjësi me argumente në Këshillin Politik. Nuk ka kohë për të humbur deri më 30 korrik. Është për shqiptarët në Europë”, shkruan deputeti gjerman.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here