I fton për dialog në Këshill dhe i mohon dialogun: Marrëveshja ime me “Murrizin and Company” s’preket!

0
130

EDITORIAL

Ajo që po ndodh me Këshillin Politik dhe sjelljen e mazhorancës socialiste është e habitshme dhe njëkohësisht djallëzore.  Kryeministri Rama ka bërë të ditur se nuk heq dorë nga hapja e pjesshme e listave, ku dihet mirë se synon ndalimin e koalicioneve parazgjedhore si të vetmen degë ku tenton të kapet për mos humbjen e karriges së pushtetit. Përtej kësaj, Opozita e Bashkuar është treguar e gatshme të diskutojë  çdo propozim në Këshillin Politik duke i dhënë kohën e duhur çdo ndryshimi, aq më tepër kur preket Kushetuta e vendit.

Por kryeministri Rama dhe paterica e tij, opozita parlamentare, nuk pranojnë të diskutojnë mbi marrëveshjen e firmosur mes tyre për ndryshimet kushtetuese që hapin pjesërisht listat e mbi të gjitha përmbushin qëllimin e vetëm të Rilindjes, ndalimin e koalicioneve.

Si mund të bësh ftesa e të thuash që po pres Opozitën e Bashkuar ti bashkangjitet diskutimit për ndryshimet kushtetuese kur propozuesi i këtyre ndryshimeve pranon se ato do ndodhin siç janë firmosur , edhe pa konsensusin e palës tjetër. Atëherë për çfarë i fton? Kur e ke vendosur me patericën tënde se do i votosh njëanshmërisht se ashtu të intereson politikisht, duke rrezikuar edhe izolimin e vendit, loja me ftesta për dialog demaskohet plotësisht.

Në rast se kryeministri është i sinqertë me ftesën e tij për Opozitën e Bashkuar atëherë duhet të lejojë debatin dhe diskutimet për ndryshimet kushtetuese në Këshillin Politik e mbi të gjitha ti japë kohën e duhur atyre. Kur për marrëveshjen e 5 Qershorit u deshën plot 6 muaj që palët të arrinin dakordësinë mes tyre, si mund të prtendohet të ndryshohet kushtetuta e vendit vetëm për 6 ditë?

Sipas logjikës së kryeministrit, në këto 6 ditë që kanë mbetur deri më 30 korrik, Opozita e Bashkuar duhet vetëm të vijë në Këshill e të pranojë marrëveshjen e firmosur mes Ramës dhe “Murrizit and Company”. Jo z.kryeministër kësaj nuk i thonë ftesë për diskutim, por ultimatum.

Në kushtet kur marrëveshja e 5 Qershorit ishte kërkesa kryesore e ndërkombëtarëve, çdo ndryshim tjetër përtej saj, duhet të kalojë detyrismisht në Këshillin Politik, me kohën e duhur, transparencën e nevojshme e mbi të gjitha gjithpërfshirje.

Çdo hap drejt votimit të njëanshëm hedh në erë perspektivën evropiane të vendit si edhe krijon premisat për destabilitet në vend. Dhe e vetmja fajtore për këtë pasojë do jetë Rilindja dhe paterica e saj në Kuvend që nuk pranojnë dialogun!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here