Bolton: Idenë e shkëmbimit të territoreve e hodhën Thaçi e Vuçiç, takimi në Ushington një mundësi për fotografi dhe vetëm kaq

0
84

Ish-këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit Trump, John Bolton, i ftuar ne Tema Tv thotë se edhe nëse do të zhvillohej, samiti i parashikuar në Shtëpinë e Bardhë mes përfaqësuesve të lartë të Kosovës dhe Serbisë, nuk do të prodhonte asnjë marrëveshje. Takimi që ishte planifikuar të zhvillohej më 27 qershor në Uashington me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell u anulua për shkak se presidenti i Kosovës u thirr në Hagë vetëm disa ditë para tij. Për Bolton, i intervistuar nga korrespondenti i TvT në Nju Jork, Robert Papa, ky takim nuk do të ishte gjë tjetër veçse një mundësi për fotografi.

Takimi në Ushington mes Serbisë dhe Kosovës nuk do të prodhonte marrëveshje. Do të ishte një mundësi për fotografi dhe vetëm kaq”, shprehet Bolton.

Ai thotë se kanë qenë dy presidentët e dy vendeve, Thaçi e Vuçiç, të cilët në vitin 2018 e hodhën për herë të parë idenë e shkëmbimit të territoreve.

Vuçiç dhe Thaçi kanë kërkuar të bëhej ky shkëmbim kufijsh. Kisha ndikim sepse duhej të ndërmerreshin hapa në Ballkan dhe Europën Lindore, për të ulur ndikimin rus. Në rastin e Kosovës dhe Serbisë pati ndikime që në vitin 2018 dhe liderët e dy vendeve donin t’i zgjidhnin çështjet mes tyre, sepse e panë sepse nuk mund të arrinin rritje ekonomike dhe stabilitet derisa të normalizoheshin marrëdhëniet”, thotë Bolton.

Bolton tha se dy presidentët e kuptuan se duhej t’i jepnin një zgjidhje kësaj çështjeje.

Kishte diskutime si Vuçiç e Thaçi i nisën këto diskutime. Kishte mosdakordësi edhe brenda Europës. Kishte pasur shumë mbledhje, pa ndryshuar asgjë për vite. Të vende e kuptuan se futja e plotë në Be dhe NATO varej nga zgjidhja e mosmarrëveshjeve. Në NATO nuk pranohet një anëtar me kufij të diskutueshëm. Ata e kuptuan se duhej ecur përpara, siç ndodhi me Maqedoninë e Veriut. Ishte e qartë se disa europianë kishin qasje të fiksuara sesi duhej të zgjidhej kjo, ndërsa të tjerë ishin më fleksibël. Unë bëra deklaratën se nëse të dyja palët binin dakord, ne, SHBA nuk do ta kundërshtonim”, tha ai.

Bolton tha se kryeministri Rama nuk donte të përfshihej në debat, por do të mbështeste marrëveshjen e shkëmbimit të territoreve nëse palët do të binin dakord.

Rama kishte pozicionin se nëse palët do të binin dakord, atëherë ai do ta mbështeste këtë”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here