Ali Ahmeti sqaron thirrjen nga Haga: Jam ftuar si dëshmitar nga prokuroria speciale e Kosovës

0
94

Kreu i BDI, Ali Ahmeti sqaron se është ftuar si dëshmitar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e njëjta që ngriti akuzën për krime lufte ndaj Thaçit e Veselit.

Ahmeti thotë se është ftuar si dëshmitar pasi ka qenë themelues i UÇK-së dhe anëtar i shtabt të përgjithshëm.

Ai shton se është në dispozicion të tregojë çiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit të Millosheviçit.

STATUSI NGA ALI AHMETI

Të nderuar qytetarë,

sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive, vendore dhe ndërkombëtare, janë synim dhe detyrim i imi i përhershëm në të gjithë veprimtarinë time.

Andaj, ju njoftoj që Dhomat e specializuara të Republikës së Kosovës, gjegjësisht prokuroria speciale e Kosovës, si një nga themeluesit e UÇK dhe anëtar i shtabit të përgjithshëm, më ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe pa hamendje kam pranuar ftesën si dhe kam vendosur kontakt konstruktiv dhe bashkëpunues me zyrtarët në Hagë.

Gjithëmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar çiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here