Standard.al

Rama të “kuptojë” se tragjikisht jemi kështu jo prej “hapjes”, as prej opozitës, por prej dështimit të tij!

0

Nga: Tritan Shehu

Rama te “kuptoje” se tragjikisht jemi keshtu jo prej “hapjes”, as prej opozites, por prej deshtimit te tij!

–Dikush prej “Komitetit” duhet te marre guximin e t’i shpjegoje se nuk eshte “mbyllja”, qe shpeton Shqiperine perkundrazi, jane masat inteligjente me nje menaxhim korrekt, jane testimet masive me liberalizimin e tyre, aktivizimi i mjekut te familjes, mbrojtja, forcimi e modernizimi i institucioneve shendetesore etj!
E mbylli vendin me ashper se Italia, Franca, Spanja etj, perfundimi sot jemi dhjetra here me keq, drejt katastrofes nqs nuk do te ndryshoje kryekeput.
Degjoj disa “eksperte” qe thone si korr i Rames se kjo eshte pasoje e “hapjes”, e fillimit te transportit publik, etj absurditet.
Si medojne ata, te qendrojme “te mbyllur”, per sa?
A e dine ata se Italia, Franca, Spanja nuk e mbyllen asnjehere transportin publik, se metroja e Parisit nuk u mbyll per asnje dite, por vendosen rregulla inteligjente!
Dhe sot ato vende jane krejt te hapura, me nje epidemiologji nen kontroll, ndersa ne jemi “jashte kontrollit”, te mbyllur si dekada me pare.
–Dikush duhet t’i thote Rames se per kete nuk e kane fajin as “mjeket e politikes”, shume e thane qartesisht mendimin, se eshte pikerisht ky mendim politik shendetesor qe duhej e duhet, qe jo vetem i mungon kesaj Qeverie ne aventurat e saj tragjike, por qe nuk ka as mirekuptimin te degjoje, jo me miresjelljen te falenderoje.
–Nderkaq po lexoj qe 300 mjeke te Serbise kane kerkuar doreheqjen e “Komitetit” te tyre anti Covid per deshtimin, pra sic duket aty dicka paska funksionuar!
Ne nuk kemi pse ta kerkojme kete, ne duhet te kerkojme vetem doreheqjen e Qeverise e te Kryeministrit se ata jane “Komiteti” real i deshtimit, nuk kemi pse te kerkojme tjeter, pervecse tashti nje asistence te gjere nderkombetare, e domosdoshme kjo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.