Meta uron Belgjikën për Pavarësinë: Mirënjohje për mbështetjen, optimist për një të ardhme të shkëlqyer bashkëpunimi midis dy vendeve

0
82

Presidenti Ilir Meta ka uruar Belgjikën në Ditën e Pavarësisë, duke iu drejtuar Mbretit Philippe.

Kreu i Shtetit Shqiptar shpreh vlerësimin për marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë midis Shqipërisë dhe Belgjikës.

Mesazhi i plotë:

Madhëria Juaj, Mbreti Philippe

Më lejoni që me rastin e Ditës Kombëtare të Belgjikës të shpreh, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të përzemërta për Ju dhe për qytetarët e Belgjikës.

Kam kënaqësinë të shpreh vlerësimin tim për marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë midis Shqipërisë dhe Belgjikës. Kjo më bën optimist për një të ardhme të shkëlqyer të bashkëpunimit midis dy vendeve tona.

Një urë lidhëse e qëndrueshme në këto marrëdhënie është edhe komuniteti shqiptar në Belgjikë. Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen edhe për mbështetjen dhe mundësitë që Belgjika i ka krijuar këtij komuniteti për të ruajtur identitetin kombëtar, si dhe për t’u integruar dhe dhënë kontributin e tij në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve miqësore, kulturore e ekonomike midis dy vendeve.

Shfrytëzoj këtë rast për të shprehur mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë për integrimin në strukturat euroatlantike. Mbështetja në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian, është e një rëndësie shumë të veçantë për vendin tim. Ne jemi të vendosur për të plotësuar të gjitha kriteret që do të na mundësojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit në një kohë sa më të afërt.

Duke Ju përcjellë edhe një herë urimet më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj dhe për zhvillimin e gjithanshëm të Belgjikës, Ju lutem Madhëri, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë! ?????

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here