Firmoset pakti mes “Rilindjes” dhe “Rilindje 0.1”: 5 qershori votohet në 23 korrik, rrëzohet në 30 korrik

0
138

EDITORIAL

Pasditen e sotme u firmos marrëveshja politike për ‘Reformën Zgjedhore’ mes Partisë Socialiste dhe opozitës parlamentare. Ndryshe për ta kuptuar më thjeshtë mund të pohojmë se u firmos pakti mes “Rilindjes” dhe “Rilindje 0.1”, fraksionit të PS-së në Parlament.

Askush nuk ka më dyshim sot se opozita parlamentare është asgjë më shumë se një patericë e PS-së në Kuvend. Loja me listat e hapura u çua deri në fund me pretekstin e kërkesës së qytetarëve, ndërsa halli kryesor i Rilindjes ishte ndalimi i koalicioneve parazgjedhore. Se sa do ja arrijë deri më 30 korrik mbetet për t’u parë, pasi opozita e bashkuar dhe faktori ndërkombëtar kanë theksuar qartazi se nuk pranojnë asnjë ndryshim të marrëveshjes së 5 Qershorit.

Sipas paktit të firmosur sot marrëveshja e 5 Qershorit do të votohet më 23 korrik, ndërsa më 30 korrik do të votohen në Parlament ndryshimet kushtetuese. Praktikisht me këto të fundit, Rama dhe paterica e tij në Kuvend rrëzojnë marrëveshjen e 5 Qershorit të arritur mes palëve në Këshillin Politik me garanci ndërkombëtare.

Murrizi, Hajdari, Musai, Gjoni, Stojku e gjithë të tjerët pas tyre nuk mund asesi të jenë përfaqësues të qytetarëve. Ata thjesht janë kukulla në duart e kryeministrit dhe luajnë lojën sipas rregullave që ai përcakton.

Me paktin e sotëm, Rama jo vetëm ka sabotuar marrëveshjen me opozitën e bashkuar, por ka dalë haptazi kundër çdo thirrje të ndërkombëtarëve, duke nisur nga SHBA, BE e veçanërisht Bundestagu gjerman, që ka vendosur kusht  votimin e marrëveshjes së 5 Qershorit në Kuvend pa asnjë ndryshim për përparimin e vendit drejt BE-së.

Fundi i këtij veprimi DIHET! Rama po e shkruan vetë historinë e tij të kapitullimit!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here