Mbi 60 vite martesë, çifti i moshuar britanik fiton betejën me koronavirusin pas 3 javësh në spital

0
99

Të moshuarit nga Britania e Madhe të martuar për më shumë se 60 vite, mposhtën koronavirusin së bashku, me këtë rast të dy u liruan së fundmi nga spitali.

Sipas mediave të huaja, Gillian England, 88 vjeç, dhe burri i saj 91 vjeçar Micheal, kaluan tre javë në spital, kur më në fund u liruan nga qendra e Leicester Royal Infirmary.

Bëhet e ditur se çifti britanik do të vazhdojë trajtimin tani nga shtëpia.

Ditëve të fundit, stafi i spitalit admiroi vullnetin e tyre, pasi të dy mbështesnin njëri-tjetrin përgjatë kësaj sfide.

Të moshuarit, si dhe familja e tyre, falenderuan stafin e Shërbimit Kombëtar, për punën dhe kujdesjen e tyre të palodhshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here