Ndryshimet kushtetuese, plas debati në studio/ Lubonja: Njollë turpi, shërbëtor i Ramës! Murrizi: Do prish gjellën

0
97

Në studion e emisionit “Real Story” në News 24 u diskutua në lidhje me ndryshimet kushtetuese që presin të votohen në Kuvend dhe që ndalojnë koalicionet parazgjedhore në zgjedhje, ndërsa hapin pjesërisht listat.

I ftuar në emision, deputeti Myslim Murrizi, një nga iniciatorët e draftit që kërkonte ndryshimet kushtetuese debatoi në studio me analistin, Fatos Lubonja.
Ky i fundit deklaroi se këto ndryshime nuk janë gjë tjetër veçse manovër e Ramës me të cilën do tentojë të fitojë zgjedhjet. Po ashtu, Lubonja tha se opozita parlamentare që u bë “pjesë e lojës së Ramës” do mbetet njollë turpi.

Fatos Lubonja: Unë mendoj se para së gjithash këtu po flitet cili është sistemi më i mirë zgjedhor. Kam thënë dhe e përsëris se Shqipëria duhet ta ndryshojë sistemin, unë kam qenë për proporcional kombëtar, por thelbi i debatit sot nuk është ky. Duhet të dimë që Shqipëria ka vendosur një pluralizëm politik, por kur vendosen rregullat e lojës nuk vendosen nga njëra pjesë kundër tjetrës por me konsensus, me një parlament normal që nesër të mos ketë konflikte që ti ke imponuar rregullat e lojës që të fitosh. Ajo që ka ndodhur sot është shkelje e parimeve të demokracisë. Pra, Rama pasi bëri marrëveshje me opozitën parlamentare, pasi kishte bërë një marrëveshje në këshillin politik meqë nuk i dalin hesapet ka përjashtuar palën e opozitës jo parlamentare, por nuk i dolën llogaritë dhe bëri dy marrëveshje.

Zoti Murrizi fliste në emër të ca partive të vogla që s’kanë mundur të kenë ndonjëherë ndonjë deputet, nuk dihet për çfarë flet zoti Murrizi. Unë nuk kam parë opozitë, kudo në botë, opozitat janë ato që nuk votojnë atë që voton mazhoranca edhe kur bëhet fjalë për buxhete, jo më në këtë rast kur opozita ka harruar që është opozitë.

Myslym Murrizi: Më fal zoti Lubonja…

Fatos Lubonja: Prit kur të mbaroj unë fol se nuk të dëgjoj dot…Në këtë aspekt kjo punë nuk ka legjitimitet, do jetë një njollë për këta zotërinjtë dhe gjithë Shqipërinë. Kjo bëhet që të maksimizojë mundësinë e vetë të fitimit duke hequr koalicionet të gjitha janë manovra. Bëhet ndryshim kushtetues pa lojtarin kryesor që është jashtë parlamentit…

Myslym Murrizi: S’kam votuar asnjë ligj unë, s’kam votuar as më 3 shtator…

Fatos Lubonja: S’po flas për ty personalisht, por në shumicë i keni votuar. Më kujtoni grupin si atëherë kur u zgjodh Bamir Topi…që rrodhën votat nga e majta

Myslym Murrizi: Unë përfaqësoj atë që do 85% e shqiptarëve, jam për lista të hapura. Nuk jam këtu për të bërë lojën e Ramës

Fatos Lubonja: Po mirë pra mos i voto ndryshimet kushtetuese

Myslym Murrizi: Pra të rri me lista të mbyllura?

Fatos Lubonja: Nëse je shërbëtor i Ramës votojë

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here