Tenderi skandaloz i Bashkisë Kurbin për mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbërta. KLSH dhe APP mbyllin sytë turpshëm

0
172

Një tender per mirembajtjen e siperfaqeve te gjelbra te njesive administrative te Laçit, Milotit dhe Fushë-Kuqes eshte shnderruar ne nje kalvar procedurash qe lene hije dyshimi mbi paracaktimin e fituesve.

Ne dokumentin e publikuar ne Agjencine e Prokurimit Publik renditen lejet dhe licencat me te cilat duhet te jete pajisur kompania e cila do fitoje tenderin rreth 43 milione leke te reja ose 400 mije dollare. Sipas ketij dokumenti te publikuar ne APP, operatoret ekonomike duhet te kene leje per pastrim e grumbullim te plehrave. Por jo vetem kaq, keta operatore ekonomike duhet te kene impiant te riciklimit te plehrave.

Denoncuesit e kesaj procedure te dyshimte e quajne te papranueshme qe nje kompani qe ne fakt do kujdeset per gjelberimin ne Kurbin, duhet te kete licenca qe nuk nevojiten per gjelberimin. Keto licenca qe gjykohen te panevojshme per procesin jane pikerisht ato per impiant e landfill te plehrave. Dyshimet ekzistojne qe bashkia e Kurbinit me vetedije te plote ka shtuar ne procedure leje e licenca te panevojshme per te favorizuar nje subjekt te caktuar.

 

Çfarë ka ndodhur?!

Bashkia Kurbin ka hapur proceduren per “mirembajtjen e gjelberimit ne bashkime kurbin” ku ka vene kritere per favorizuar nje kompani qe merret me pastrim dhe kriteret qe ka ven jane liqencat qe nuk kane lidhje me proceduren.

Qartazi sic do e vërtetojmë me dokumenta, Bashkia gati ka paracaktuar subjektin se kush do e marrë tenderin.

Dyshimet ekzistojne qe bashkia e Kurbinit me vetedije te plote ka shtuar ne procedure leje e licenca te panevojshme per te favorizuar nje subjekt te caktuar.

Sipas denoncimit , subjekti fitues pritet te shpallet VALA recycling. Nese ndodh keshtu, atehere konfirmohet qe kemi te bejme me nje gare te paracaktuar. Subjekti VALA recycling ka te gjitha lejet e licencat siç paracaktohet ne dokumentet e bashkise.

 

Skandali bëhet edhë më i thellë, pasi licencat jane per mbetje urbane dhe nuk kanë lidhje me me mirembajtje gjelbërimin. Një shembull konkret që mund të japim për të kuptuar se sa e rëndë është situate me këtë tender: Janë futur degët e pemëve si mbetje të rrezikshme vetëm e vetëm që firma fituese të jetë ajo e përcaktuara.

Licensa e V.A.L.E

 

Ekstrakt HISTORIK I REGJISTRIT TREGTAR / V.A.L.E

Per skandalin e ketij tenderi kane shkruar me heret disa media, por Kontrolli i Larte i Shtetit nuk ka vepruar, duke ngjallur dyshime per veprimtarine e tyre. Nderkohe edhe Agjencia e Prokurimit Publik nuk ka vepruar per te siguruar nje gare te barabarte. Te dy keto institucione kane mbyllur syte ndaj denoncimeve ne media per gare te pabarabarte.

 

 

DOKUMENTAT

 

Ekstrakt V.A.L.E RECYLING (1)

Licensat V.A.L.E RECYLING (1)

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here