Standard.al

Spërdredhjet e pacipa të një kryeministri në largim…

0

 

Nga Bardh Spahia

Halli të bën qesharak, edhe kur vitet kanë lënë shenja të dukshme lodhjeje ! I thinjur por jo i pjekur, Edi Rama po bën spërdredhje krejt vulgare, për të penguar miratimin e marrëveshjes që vetë ka nënshkruar, përmes përfaqësuesit të vet në Këshillin Politik, me investimin personal të ambasadores së SHBA e të kolegëve të saj europiane. E njëjta dakordësi parashikon se marrëveshja e 5 Qershorit do miratohej pa ndryshime në kuvend. Por Edi Rama është në hall se sondazhet e veta i njoftojnë humbjen. Kjo e ka tmerruar dhe po sillet, sic di ai: një skemaxhi banal, që ndërton artifice për të vjedhur avantazh në tavolinë, duke krijuar pengesa ligjore ! Veglat për ta bërë i ka në parlament, po aq qesharake sa edhe spërdredhjet e tij. Njëherë listat e hapura, me pas ndalimi i koalicioneve, e tani meraku se nuk i kapi dot komisionet zgjedhore.
Dmth kur vetë nënkryetari i CDU/CSU Wadephul bën të qartë se “Parlamenti gjerman nuk do të aprovojë konferencën e parë ndërqeveritare dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit, për aq kohë sa nuk miratohet marrëveshja e 5 qershorit nga Parlamenti pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që minojnë këtë marrëveshje.”; e kur në Tiranë, ambasadorja e SHBA e ai i BE kërkojnë qartazi miratimin pa ndryshime të marrëveshjes së dakordësuar mes TE GJITHA palëve në Këshillin Politik, Edi Rama na flet për sovranitet të parlametit, të atij palo parlamenti me 122 anëtarë, që në vend që ta kontrollojnë Edi Ramën, sic e parashikon kushtetuta, i përgjigjen menjëherë, sa herë i thërret me një fishkëllimë.
Halli i Edi Ramës nuk është halli i shqiptarëve! Interesi i Edi Ramës nuk është aspak ai i shqiptarëve! E ka dëshmuar ditë pas dite, që prej ditës së parë që është ulur në karrigen e kryeministrit! Shqiptarët mezi po presin që ta largojnë dhe këtë ia thotë cdo sondazh!

Image may contain: Bardh Spahia, standing and suit

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.