Standard.al

Situatë alarmante! Viktima e 6 brenda ditës nga Covid. Vdes dhe një grua në Vlorë…

0

Një grua e cila dyshohet se është e infektuar me koronavirus ka humbur jetën mesditën e sotme në Vlorë.

Mësohet se gruaja e moshës 40 vjeçe është dërguar me urgjencë në spital, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ajo është nisur nga Selenica dhe sapo është intubuar në spitalin e Vlorës, ka humbur jetën.

Asaj i është bërë tamponi dhe nesër pritet të dalë  përgjigja.

Gjatë paradites një 42-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në spitalin Infektiv.

Zyrtarisht ministria e Shëndetësisë sot raporti 4 viktima.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.