Standard.al

Rama i ‘mërzitur’, nxjerr një tjetër pretendim të opozitës së Murrizit…

0

Edi Rama ka reaguar pas miratimit në parim të marrëveshjes së 5 qershorit nga Komisioni i Ligjeve, vetëm me votat  mazhorancës së tij.

Por loja mes mazhorancës dhe gjoja opozitës ka vazhduar edhe sot, ku Murrizi me shokë kanë vazhduar të kundërshtojnë marrëveshjen dhe deputetët e Ramës duke e mbrojtur.

Rama ka nxjerrë dhe një pretendim të ri, gjoja të opozitës së drejtuar nga Murrizi.

‘Opozita parlamentare vijon ta kundërshtojë marrëveshjen për mosdepolitizimin e administratës zgjedhore, kërkuar si kusht nga LBPD!’, shkruan Rama.

Reagimi i Edi Ramës në Twitter:

Shumica jonë në Komisionin e Ligjeve sapo votoi draftin e dakordësuar në 5 qershor me opozitën jashtëparlamentare!

U votua pa konsensus sepse opozita parlamentare vijon ta kundërshtojë marrëveshjen për mosdepolitizimin e administratës zgjedhore, kërkuar si kusht nga LBPD!

Për më shumë në 13.00 live!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.