Rakipllari: Ndryshimet kushtetuese të njëanshme i bënte vetëm Enver Hoxha, tani PS po tenton të…

0
112

Gazetari dhe analisti Robert Rakipllari i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’në News24 ka konstatuar se ndryshimet kushtetuese që po ndodhin për listat e hapura si dhe ndalimin e koalicioneve janë të njëanshme.

Sipas Rakipllarit, ndryshime kushtetuese të njëanshme në Shqipëri nuk janë bërë asnjëherë, dhe tashmë po i bën PS me një grup deputetët (të opozitës parlamentare) që janë legalë por nuk përfaqësojnë pasi janë mohuar nga partitë e tyre.

Po ashtu Rakipllari shton se PS nuk ka as mbështetjen e ndërkombëtarëve për ndryshimet kushtetuese.

‘’Për mua logjika është në dy drejtime. E para, në këtë vend ndryshimet kushtetuese të njëanshme nga një palë nuk është bërë asnjëherë. E ka tentuar Sali Berisha në 1994 dhe nuk ia doli me Referendum. Berisha nuk i bëri ato megjithëse kishte votat në parlament. Pra humbi në Referendum. Kushtetuta është një kontratë, document themeltar i shtetit kur palët bien dakord. Këto ndryshime i bënte Enver Hoxha se ishte sistem i njëanshëm. PS po e bën vetëm me një grup deputetësh që janë legalë por nuk përfaqësojnë, pra janë të mohuar nga partitë e tyre. Ky është ndryshimi, legaliteti dhe legjitimiteti. PS nuk ka vota për të ndryshuar kushtetutën. Në këtë kuadër, këta deputetë që doni të ndryshoni kushtetutën nuk përfaqësojnë. Ndryshimet kushtetuese janë të njëanshme, për të ndryshuar rregullat e lojës.

Pse po ndodh kjo gjë?

Ndryshimet kushtetuese, në çfarë pasoja po na çojë unë nuk e di. Në këtë moment ndërkombëtar nuk iu mbështesin tani. Ambasadorja amerikan e tha qartë që nuk duhet prekur marrëveshja e dakordësuar në 5 qershor, dhe çdo gjë tjetër është shkelje. Ishte dhe sot Soreca. Unë për vete po, jam për lista të hapura, nëse do mendim personal.’’- tha z. Rakipllari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here