‘Pyetjet e gabuara nuk do të njihen’, Kryemadhi: Besa Shahini gënjeu maturantët, hapat e opozitës të rakorduara më së miri

0
93

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në emisionin ‘Top Talk’ në Top Channel, foli edhe per problemet e shumta te maturateve, te cilet nuk kane gjetur zgjidhje nga MASR.

Unë sot takova disa gjimnaziste të cilat ishin të shqetësuara sepse, edhe sot e kësaj ditë ne dëgjuam se si Ministria e Arsimit u tha se pyetjet e gabuara në testin e letërsisë nuk do t’i njohin. A e dini ju që kanë gënjyer dhe i kanë njohur të tëra? A ka gjë më të rëndësishme se sa një maturante që ka sakrifikuar të gjithë vitet më të bukura të jetës së saj, t’ia heqë të drejtën Besa Shahini që nuk ka shkollë për vete? Është e ardhmja e fëmijës tim, nuk është e ardhmja e Edi Ramës që e ka mbyllur librin e matematikës që në klasën e 4-ët.
• E ardhmja fillon te zgjedhjet, te kutia e votimit.
Jo e ardhmja nuk fillon te zgjedhjet, e ardhmja e atij djali apo vajze që do të jetojë në Shqipëri. Nuk fillon e ardhmja te pushteti i Edi Ramës, as i Lulzim Bashës apo Monika Kryemadhit. E ardhmja fillon te i riu shqiptar. Sot unë po ju them përsëri, mashtrimi i Ministrisë së Arsimit… unë po të kisha qenë maturante do të kisha reaguar. Kush është përgjegjësi i dështimit të provimeve të maturës shtetërore? Pse i kthejnë në kavie fëmijët tanë? Më i rëndësishëm është një maturant dhe matura shtetërore apo reforma zgjedhore?
• Përmendët revoltën popullore, tani është shumë e rëndësishme që të kuptojmë sepse shqiptarët na ndjekin. Ju jeni përfaqësuese e rëndësishme e opozitës sot, do të dilni prap në protesta? Çfarë mendoni për listat e hapura, jeni pro apo kundër?
Unë kam bërë grevë urie për listat e hapura. Por a mendoni ju që Edi Rama do të realizojë dot me lista të hapura atë ç’ka do të realizojë? Ky është problemi.
• Pyetja tjetër, a do të shkoni në zgjedhje me ndryshime kushtetuese?
Mos u shqetësoni për hapat që do të ndjekë opozita, të gjitha do të jenë hapa të rakorduara më së miri. Të llogaritura dhe të përllogaritura me si të doni ju, me funksione, me integrale, me algoritme nga më të ndryshmet që janë njëra pas tjetrës për sa i përket maksimizimit të votës. Por, një gjë duhet ta dini dhe ta keni të qartë, nuk ka më asnjë lloj provokimi të Ramës, për të provokuar opozitën. Ai në datën 17 maj shkatërroi me mjetet e firmave private Teatrin Kombëtar për arsye sepse donte që të largonte opozitën nga tryeza e reformës zgjedhore. Dhe nga ana tjetër ne kishim një qëndrim antinjerëzor por përveç kësaj kishim një qëndrim arrogant dhe pervers në kriminalitetin e saj ndaj qytetarëve dhe ndaj artistëve shqiptarë. Kështu që provokimet e Ramës dhe kush është pas tij, do të jenë pa asnjë lloj efekti jo vetëm në opozitë por edhe te shqiptarët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here