Për heqjen e taksës në Rrugën e Kombit, Berisha: Një këshillë, qeverisë së Kosovës…

0
103

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka dhënë një këshillë miqësore, qeverisë së Kosovës, e cila i ka kërkuar para dy ditësh, Qeverisë shqiptare, pezullimin e taksës së Rrugës së Kombit deri më 15 shtator, në takimin që Zv.Kryeministrja kosovare Albulena Balaj  bëri në Tiranë me Zv.Kryeministrin Erion Braçe.

Berisha shkroi këto radhë në Fb:  

“Një këshillë miqësore për qeverinë e Kosovës! Heqjen e taksës antikombëtare në rrugën e Kombit, kërkojeni aty ku u vendos, në Beograd.

Taksën e vendosi Zografi Bis me urdhër të Beogradit në kuadrin e luftës së ftohtë të Tiranës kundër Prishtinës.

Viktimë e këtij urdhri ranë edhe rrethet e veriut, Kukësi, Hasi dhe Tropoja, të cilat Zografi Bis në traditën e tij atërore i urren për vdekje.

Në këto tre rrethe, investimi i vetëm që Zografi Bis ka bërë hedhjen e asfaltit në 10 km të segmentit të fundit të rrugës Bajram Curri – Valbonë, në të cilat ishte hedhur stabilizanti.

Më falni, harrova, edhe aeroportin e Kukësit, por atë e kishte vetëm në 3D,” përfundon ish-kryeministri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here