Ndryshimet kushtetuese/ Mesila Doda i kthehet ashpër Ramës: Aspiranti për diktatoruc po e shkruan vetë fundin e tij!

0
119

Ish-deputetja Mesila Doda, në një reagim në lidhje me aktet e fundit të kryeministrit Edi Rama per ndryshimin e kushtetueses dhe ndalimin e koalicioneve, shkruan se “aspiranti për diktatoruc po e shkruan vetë fundin që meriton”

Postimi i Mesila Dodës

Nuk ka më asnjë argument… nuk gjen dot më asnjë alibi, asnjë mbështetje…

I vetëm në çmendurinë e tij, po tenton një akt alla-Chavez duke tentuar të çbëjë gjithë sistemin me një parlament gjysmagjel e që nuk përfaqëson më askënd.

Në këtë humnerë shqiptarët nuk do ta ndjekin dhe çdo akt do të konsiderohet ilegjitim dhe atentat ndaj sistemit demokratik në vend.

Aspiranti për diktatoruc po e shkruan vetë fundin që meriton dhe do jetë ngjarje tejet e trishtueshme në historinë politike shqiptare, fundi i tentativës së tij të marrëzisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here