Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka kërkuar një takim sot me kreun e opozitës, Lulzim Basha.
Nga të dhënat e para, referuar burimeve nga selia blu mësohet se takimin, Presidenti Ilir Meta e ka kërkuar për në orën 11:00.
Nuk ka ende detaje për qëllimin e këtij takimi dhe as se çfarë do të jetë në qendër të bisedës mes kreut të shtetit dhe kryedemokratit Basha.
Por, një ftesë e tillë për takim vjen ndërkohë që është trazuar situata politike, pas vendimit të Ramës për hapjen e listave dhe për ndryshime kushtetuese për Reformën Zgjedhore.