Standard.al

Maliqi paralajmëron Ramën dhe deputetët e tij: Do përfundoni në kazanët e plehrave…

0

Deputeti Lefter Maliqi, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se revolucioni demokrat është i pashmangshëm, ndërsa paralajmëron se deputetët shqiptarë do të kenë fatin e atyre në Ukrahinë, që përfunduan në kazanët e plehrave, nëse vijojnë me lojën e ndryshimeve Kushtetuese.

Maliqi thekson se marrëzia e Edi Ramës për ndryshimet Kushtetuese duhet të ndalet sot, pasi nesër do të jetë vonë.Deputeti thekson se për pushtet personal Rama nuk pyet as për marrëveshje as për rregulla dhe as për Kushtetutë.

STATUSI I PLOTE
Fati i deputeteve si ne Ukrahine, ku populli i hodhi ne kazan plehrash…Revolucioni demokratik i pa shmangshem.

Parlamenti dhe bunkieri dy fortesat e diktatorit Rama.Populli duhet ti shemb dhe ti hap rrugen demokracise, zhvillimit ekonomik, sigurise dhe integrimit ne BE.

Parlamenti Shqiptar drejt degradimit. Nese marrezia e Ramziut shkon ne prishje te marreveshjes se 5 Qershorit ne Rezidencen Amerikane duke bere ndryshime Kushtetuese per prishjen e kualicioneve parazgjedhore do jete fundi i ketij Parlamenti te kapur.

Te ndalet marrezia e Ramziut sot nesër do jetë vonë.

Pushteti i tij personal eshte mbi gjithcka,nuk pyet as per marreveshje as per Kushtetutë as per rregulla Demokratike as per nderkombetaret.

Krimi, korrupsioni,mbidozat e pushtetit, oligarket, bandat, ligësia, pabesia e kanë futur ne bunkierin e diktatorit dhe nuk iken nga pushteti pa i sjelle deme shkatërrimtare demokracise, ekonomise, politikes, sigurise dhe fateve te vendit.

Rama me pabesin e tij po shkaterron marreveshjen e 5 Qershorit ne Rezidencen Anerikane ne menyre tinzare te pabese sic shkaterroj Teatrin kombetar.Ka ardh momenti i shkaterrimit te tij perfundimtar dhe rindertimit te demokracise ne Shqiperi dhe te ardhmes ne BE.

Fati i aleances se qelbesirave, te mbetjeve dhe mbeturinave te paricikliueshme eshte ne kazanin e pelhrave si ne Ukrahine.

“Grushti” Gjerman kunder diktatorit dhe haxhiqamilisteve eshte mesazh i qarte per qytetaret: hidhini ne kosh qelebesirat qe ju kane zene rrugen per ne Europe,se ndryshe rruga eshte e mbyllur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.