Standard.al

Kaba: Rama vuan nga sindroma e Makbethit, ka bërë një krim, bën një të dytë e një të tretë…

0

I ftuar në RTV Ora, analisti Dritan Kaba tha se kryeministri Rama ka frikë për veten e tij me gjithë shkeljet që ka bërë.

Sipas tij, ai duhet të ishte i pandehur, jo të merrte guximin për të ndryshuar kushtetutën në mënyrë të njëanëshe.

Dritan Kaba: Edi Rama ka frikën e vetes së tij, me gjithë ato shkelje që ka bërë, duke marrë edhe skandalin e Becchetti-t që ka për t’i paguar shteti shqiptar, me gjithë dhomën e avokatisë, 120 milionë euro. Për këto ai duhet të ishte i pandehur,  jo të merrte guximin për të ndryshuar kushtetutën në mënyrë të njëanëshe.

Kaba tha se janë 10 ligje antikushtetuese të ndërmarra nga Rama ku ai më i famshmi është ai i dividentit.

Dritan Kaba: Ne kemi rreth 10 ligje antikushtetuese ku ai më i famshmi është ai i dividentit, ku në mes të natës, u hodh poshtë dekreti i presidentit, pa njoftuar as opozitën që në atë kohë ishte në Kuvend. Brenda seancës parlamentare, kur dekreti i presidenti ka një mënyrë veprimi, brenda të njëjtës seancë dhe ditë u miratua. Halli më i madh që ka, është tradhtia që ka bërë kundër interesave të kombit.

E kanë thënë Boltoni dhe Zaevi që Rama ka rënë dakord për ndarjen e tokave të Kosovës. Rama kishte një triumfalitet që thoshte se do të shkonte të takonte Boltonin dhe thoshte se foli me të edhe për marrëveshjen e Kosovës.

Për Kabën, Rama vuan nga sindroma e Makbethit që pasi kabërë një krim dhe vazhdon të bëjë një të dytë dhe më pas një të tretë, dhe tani po bën atë më të madhin duke shkatërruar edhe kushtetutën

Dritan Kaba: Rama vuan nga sindroma e Makbethit, ka bërë një krim dhe vazhdon të bëjë një të dytë dhe më pas një të tretë, dhe tani po bën atë më të madhin duke shkatërruar edhe kushtetutën. Rama nuk po provokon opozitën, por gjithë popullin. Ne nuk kemi drejtësi, ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese.

Referuar SPAK-ut, Kaba u shpreh se ky institucion është më keq se Arta Marku, pasi nuk po bën asgjë.

Dritan Kaba: SPAK-u nuk i mbyll fare çështjet, është më keq se Arta Marku. Në gjyqin në gjykatën e arbitrazhit Rama përmendet mbi 7 herë si humbës dhe 2 herë Erion Veliaj me kërcënimet që i ka bërë Becchetti-t me mesazhe. Rama me fuqinë e shtetit, me deklaratat e tij që iku një mafioz. SPAK-u nuk ka vepruar për prishjen  e kundraligjshme të Teatrit. SPAK-u nuk ka bërë asgjë.

Kaba shtoi se janë 10 ligje financiare që janë miratuar në kundërshtim me kushtetutën.

Dritan Kaba: Janë 10 ligje financiare që janë miratuar në kundërshtim me kushtetutën. Koncesioni i Orikumit, 75 milionë euro rrugë. Ky i Balldren me Milotin, edhe ai nuk e dimë se sa ëhstë shifra reale. Akoma janë në gjyq me firmën Gener 2 për lotin tjetër. Fush Krujë-Kashar po ashtu në gjyq. Pa mbaruar gjyqi hap një tender të ri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.