Infektohet me koronavirus kryeministri i Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë

0
113

Kryeministri i Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë (RS), Radovan Vishkoviç është infektuar me koronavirusin.

Mësohet se pas testimit në Qendrën Klinike Universitare të Republikës Serbe, rezultoi se ai ishte prekur nga COVID-10. Lajmi u në publik nga Qeveria e Republikës Serbe.

“Puna e mëtejshme e Kabinetit të Kryeministrit dhe anëtarëve të Qeverisë do të organizohet sipas rekomandimeve të Institutit për Shëndet Publik dhe shërbimeve epidemiologjike”, thuhet në deklaratë.

Më 13 korrik, edhe kryeministri i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Fadil Novaliç, ka dalë pozitiv në testin e koronavirusit. Ai u shtrua në spital në Sarajevë, për shkak të pneumonisë.
Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të institucioneve shëndetësore, në Bosnje dhe Hercegovinë kanë vdekur katër persona, ndërsa 223 janë infektuar me koronavirusin e ri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here