Standard.al

Diarrea e shpeshtë në verë, Ylli Merja: Kujdes me higjenën, rigon e boronicë për trajtim…

0

Stina e verës favorizon diarrenë. Temperaturat e larta ndikojnë në shumimin e baktereve duke sjellë pasoja në aparatin gastrointenstinal. Trajtimi përmes bimëve ka përparësi pasi nuk krijon efekte anësore. Specialisti i bimëvë mjekësore, Ylli Merja ka vlerësuar ndikimin e çajit të rigonit me feta ftoi kombinuar me boronicë.

I ftuar në emisionin “Vila 24” në “News24” Merja në bisedë me moderatoren Androniki Kolka tha se boronica shërben për të ruajtur edhe sistemin nervor pas shkarkimit të elektroliteve nga diarrhea e vazhdueshme. Një tjetër sugjerim është edhe hurma, pasi ashtu si edhe ftoi ka veti rrudhëse. Duke iu referuar formulave që kanë rezultuar të suksesshme, Merja i beson edhe kombinimit të një gote kos zier me pak niseshte.

“Propolis me rigon, jamball e trumza funksionojnë”-thotë Merja ndërsa thekson se me rëndësi është higjena. Ai kërkon të bëhet kujdes me larjen e duarve, frutave e perimeve si edhe tërheq vëmendjen që personat e prekur nga diarrhea nuk duhet të futen në kuzhinë për pak ditë që të mos rrezikojnë përhapjen tek pjesëtarët e tjerë.  “Oriz i zier, çaj antimykotik, sa më shumë ujë dhe higjenë e lartë…”-janë porositë e specialistit Merja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.