Çfarë shkruan “Zëri i Amerikës” për situatën në Shqipëri? 4 viktima nga Covid-19 mes tyre një 21 vjeçare…

0
102

Në Shqipëri, katër persona të tjerë humbën jetën nga Koronavirusi në 24 orët e fundit, mes tyre dhe një vajzë 21 vjeçare, e cila bëhet viktima në moshën më të re. Sipas njoftimit zyrtar, ajo “ndodhej në terapi intensive e intubuar, si pasojë e simptomave të rënda të Covid19. Gjendja e saj u rëndua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë”, bëri të ditur Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor. Tre viktimat e tjera janë “një qytetare 49 vjeçare nga Kruja, e intubuar në gjendje të rëndë prej 11 ditësh dhe dy qytetarë, 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana të intubuar”. Në total, numri i perosnave që kanë humbur jetën ka shkuar në 101 viktima, nga të cilët 66 vetëm në 5 javët e fundit.

Në spitalin Infektiv të kryeqytetit “vijon të ketë shtrime të reja, dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë”, njoftoi zonja Cami.

Mbeten në shifra të larta edhe rastet e reja të konfirmuara. Në 24 orët e fundit, pas 361 testimeve, kanë rezultuar 85 persona të infektuar. Më shumë se gjysma janë zbuluar në Tiranë, ndërsa të tjerët në 15 qytete të ndryshme të vendit. Në total që nga fillimi i epidemisë, numri i të infektuarve ka arritur në 3752, ndërsa janë 1560 personat ende aktivë.

Autoritetet po përsërisin thirrjet për respektimin e rregullave të sigurisë dhe përdorimin e maskave në mjedise të mbyllura, një masë e cila, siç njoftoi dje ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, pritet të bëhet e detyrueshme me një vendim të posaçëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here