Vasili e krahason Kuvendin me Landfill: Zgjodhi të vrasë veten duke ndryshuar Kushtetutën!

0
56

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili pasi depuetët si nga opozita parlamentare dhe nga mazhoranca miratuan nismën për ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve e ka krahasuar Kuvendin me një Landfill për përpunimin e mbetjeve.

Vasili shprehet se Kuvendi me vendimin për të ndryshuar Kushtetutën zgjodhi të vrasë veten. Opozita jashtëparlamentare PD- LSI ka kërkuar që të miratohet marrëveshja e dakordësuar në Këshillin Politik më 5 qershor pa asnjë ndryshim të amendimeve.  Kjo do të thotë se nuk ka dashur fillimisht hapje të listave dhe ndalim të koalicioneve.

Por opozita parlamentare në qershor depozitoi projektligjin ku kërkoheshin ndryshime kushtetuese në nëenet 64 dhe 68 që sjellin dhe ndryshimet e sipërpërmendura.

Marrjen parasysh të këtij projektligji nga mazhoranca, PD e ka konsideruar si një prishje të marrëveshjes së 5 majit pasi dhe vetë Rama doli publikisht dhe pranoi të mbështesë nismë për një hapje të listave.

 

STATUSI NGA PETRIT VASILI

Landfilli do te ndryshoje kushtetuten, pra zgjodhi te vrase veten.

Ndjese pastë!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here