Standard.al

Shqiptari ia mbath nga dritarja e hotelit, ja për çfarë kërkohej nga policia

0

Një shqiptar i cili qëndronte në mënyrë të paligjshme në Itali, të cilit ishte refuzuar hyrja në këtë vend, u zbulua nga policia në një hotel ku qëndronte.

Shqiptari sapo ka pikasur policinë ka tentuar të arratiset nga dritarja e hotelit ku qëndronte.

Por nuk ka mundur të shkojë shumë larg, pasi vetëm pas disa metrash është bllokuar nga agjentët e kuesturës.

Gjithçka ka ndodhur midis mbrëmjes së të hënës dhe të martës së 14 korrikut, dhe në telashe është një qytetar shqiptar 21-vjeçar.

Në janar, i riu shqiptar ishte përzënë nga Italia, ku ishte dënuar të mos futej në këtë vend për 5 vitet e ardhshme.

Por mbrëmjen e 13 korrikut u gjet në brendësi të një hoteli. Ai u tradhëtua pikërisht nga të dhënat origjinale që kishte lënë në recepsionin e hotelit, çka solli edhe reagimin e policisë.

Ai u pikas nga një sistem që quhet ‘Vendosja e alarmit’ që detyron titullarët e hoteleve të njoftojnë policinë kur kanë të bëjnë me ‘skeda të vjetra’ siç ishte rasti i të riut, çka ndihmon policinë të gjurmojë persona në kërkim për motive të ndryshme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.