Standard.al

Reshje shiu në zonat malore e qëndrore, fundjava favorizon plazhin, ja parashikimi i motit

0

Pas një jave me temperatura të larta, kjo javë duket se do të vijë më e freskët.

Në një lidhje me Skype për ”Ora News”, meterologia Adjola Bani , tha se në zonat malore në juglindje pritet që të ketë rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa në zonat bregdetare, moti do të jetë më i kthjellët.

Adjola Bani: ”Moti i vranët do të vijojë të mbetet prezent në territorin shqiptar, sidomos në zonat malore ku do të kemi dhe zhvillim të vranësirave, kryesisht juglindje dhe gjithë zonën lindore, ku pritet që gjatë orëve të pasdites të kemi zhvillim të vranësirave dhe rrebeshe afatshkurta shiu. Kjo situatë e motit ku kthjellimet dhe vranësirat kalimtare do të vijojnë të mbeten prezente deri në ditën e premte, ku në zonat malore do të kemi rrebeshe afatshkurta shiu, ndërsa në bregdeti do të mbetet me mot të kthjellët.”

Temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie ditën e sotme, por nga e mërkura deri të premten nuk do ketë luhatje. Fundjava do të sjellë ndryshim të motit, ku të shtunën do të ketë rrebeshe shiu në zonat malore e qendrore, ndërsa të dielën moti do të jetë i kthjellët dhe temperatuar do të arrijnë deri në 35 gradë celcius.

Adjola Bani: ”Përsa i përket temperaturave të ajrit, sot kanë pësuar një rënie gjatë mëngjesit dhe do të vijojë edhe gjatë mesditës. Duke filluar nga dita e mërkurë dhe deri në ditën e premte nuk do të ketë luhatje të mëdha. Mëngjeset do vijojnë të mbeten të freskëta ndërsa mesdita do të jetë me vlera tipike, duke bërë që maksimumet të jenë 33-34 gradë celcius.

Fundjava do të na sjellë ndryshim të kushteve të motit, sidomos dita e shtunë ku presim që të kemi rrebeshe shiu jo vetëm në zoant malore por edhe në ato qendrore. E diela do jetë me mot më të kthjellët, përsa i përket temperaturave, do kemi një rritje të lehtë, duke bërë që maksimiumi të ngjitet në 35 gradë celcius gjatë fundjavës.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.