Standard.al

Nisma në Kuvendin e Kosovës, Osmani: 3 milionë euro për maska falas për qytetarët…

0

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar në seamncën e djeshme plenare në një amendament në projektligjin për rishikim buxhetor ka proceduar propozimin që të ndahet një buxhet prej 3 milionë eurosh në mënyrë që secili qytetar i Kosovës t’i ketë nga dy maska shumë përdorimëshe.

Osmani pohon se ky buxhet mund të ndahet nga paratë e luksit që po planifikojnë t’i shpenzojnë disa institucione shtetërore.

“Unë sot kam proceduar një amendament në projektligjin për rishikim buxhetor. Kjo në mënyrë që të përfshihet buxheti për shpërndarjen e maskave shumëpërdorimëshe falas për qytetarët. Fjala është për maska që përdoren më shumë se një herë. Në tregun tonë maskat kushtojnë një euro që do të thotë buxheti total i propozuar është 3 milionë euro. Në këtë mënyrë secili qytetar që ka nevojë mund ta përdorë e ta pastrojë maskën. Për secilin nga dy maska. Dhe ku e marrim atë buxhet? E marrim nga paratë e luksit që janë ndarë për disa institucione që po tentojnë t’i ndryshojnë mobiliet, blejnë telefona laptopa e vetura të reja”, ka deklaruar ajo.

Ndërsa për projektligjin e shumëpërfolur për pandeminë, ajo ka thënë se me procedimin e këtij projektligji është përmbushur kërkesa e Gjykatës Kushtetuese.

“Siç e dini, para disa ditëve duke pasur parasysh emergjencën shëndetësore për shkak të pandemisë kam propozuar që në një seancë të trajtohet në procedurë të përshpejtuar projektligji për parandalimin dhe menaxhimin e situatës me pandeminë i cili është iniciuar që nga prilli i këtij viti dhe që synon krijimin e një baze ligjore për përballje më efikase kundrejt pandemisë. Kjo ishte përmbushje e obligimeve karshi kërkesave të vazhdueshme të Gjykatës Kushtetuese. Pa u krijuar baza ligjore ne nuk mund të sigurohemi se po ndahet buxhet për masa të cilat janë në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën”, përfundoi ajo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.