Standard.al

Malkaj: U desh të shembej, që njerëzit ta kuptonin se kush ishte Teatri

0

Aktori Mehdi Malkaj ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV. Duke folur përballë gazetarit të njohur, Malkaj ka treguar momente nga aksioni për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Në studion e ‘A Show’, Malkaj tha se përballja për Teatrin bëri që njerëzit të kuptonin se kush ishte teatri.

Duke folur për monodramën që mbajti në skenën e Teatrit Kombëtar dhe që bëri bujë të madhe, Malkaj ka veçuar një moment të veçantë.

‘Po veçoj një njeri, Ilir Kernin që ishte në sallë dhe ka ardhur me lot në sy në skenë e më tha: këtë që ma ke bërë ti, s’ma ka bërë njeri, dhe qante.

Unë nuk kërkoj keqardhje, por më dalin lotët. Loti nuk kërkohet, por rrjedh.

Tani kemi kontaktuar të gjitha kategoritë. Dikush më tha mua, ta prishën teatrin, por unë i thashë: Ta prishën ty, sepse unë e mbrojtja.

Duhej të shembej teatri, që njerëzit të kuptonin se kush ishte teatri. Na ndalojnë në rrugë dhe na ngushëllojnë. Disa ditë më parë isha në Memaliaj, më kanë pritur me lot. Ata e kuptuar se unë kisha një kauzë.

Është kauza që po na mban ne gjallë’, tha Mehdi Malkaj

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.