Maliqi: Haxhi Qamilin e Surrelit e pret fati i Gruevskit

0
113

Deputeti i pavarur, Lefter Maliqi shprehet se kryeministri Edi Rama do të ketë të njëjtin fat si ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, i cili u arratis nga vendi.

Postimi i plotë i Lefter Maliqit në Facebook:

Haxhi Qamilin e Surrelit e pret fati i Gruevskit dhe normalisht fati i Norieges. Megjithëse për tradhti kombëtare ja kalon dhe Esat Toptanit.. Haxhi Qamili kishte si inspirim te tijin Myftiun lokal i cili përkrahte politikat e Xhonturqve të cilët mendonin se ishin përparimtar në kohën e tyre. Ky Haxhi (Qamili) inicioi e luftoi në rebelimin turkofil, sulmoi mësuesit patriot shqiptarë të cilët përdornin alfabetin latin gjatë mësimit.
Ndërsa sot kemi Haxhiun e Surrelit i cili inicioi dhe po lufton si arkaik mediokër e diktator Kushtetutën e Shqipërisë për të cilën sot nga Gjermania i erdhi një kërkesë ultimative e cila po e merr po e fut në shinat e drejtësisë këtë megalloman, i cili tani në fundin e tij duhet lodhur për mos të bërë prapsira nga ato të cilat vetëm ai di të bëjë në kurriz e dëm të shqiptarëve…
Haxhi Qamili i Surrelit nga frika po tensionin situatën dhe po i kërkon partnerëve të shmangin ndëshkimin… por e pret në rastin më të mirë fati i Gruevskit dhe normalisht fati i Norieges megjithëse i ngjan për tradhti kombëtare Esat Toptanit, i cili u ndëshkua në Paris atje ku Haxhiu i Surrelit ka dosjen si i akuzuar për vjedhje ikonash…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here