Standard.al

Macron: Maska e detyrueshme në vendet e mbyllura publike

0

Franca do të bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskës në të gjitha vendet e mbyllura publike për të frenuar epideminë e koronavirusit të ri që po tregon shenja të rishfaqjes, theksoi sot presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Do të dëshiroja që maskën ta bëjmë të detyrueshme në të gjitha vendet e mbyllura publike”, deklaroi ai në një intervistë televizive duke përmendur datën 1 gusht për zbatimin e kësaj mase.

“Ne kemi shenja se përhapja e koronavirusit ka shënuar rritje të lehtë në Francë”, paralajmëroi presidenti francez duke iu referuar epidemisë së koronavirusit të ri që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 30 000 personave në vend dhe ndërkohë që autoritetet shëndetësore paralajmërojnë kundër lehtësimit të masave paraprake si mbajtja e maskave dhe distancimit fizik.

“Përsa i përket maskës, ne e bëjmë atë në transport, kjo funksionon shumë mirë, por është pak e çrregullt në vende të mbyllura publike (…) do të thotë që gjërat duhet të organizohen”, theksoi ai.

“Ne duhet të parandalojmë dhe të përgatitemi për një rishfaqje të epidemisë”, paralajmëroi presidenti gjatë kësaj interviste televizive me rastin e festës kombëtare.

“Ne do të jemi gati”. theksoi ai.

“Ne kemi si stoqe ashtu edhe furnizime që janë të sigurta që do të mundësojnë t’i bëjmë ballë çdo përkeqësimi”, shtoi ai.

I pyetur nëse Franca do të merrte një vaksinë të mundshme si përparësi nëse do të zbulohej nga grupi farmaceutik francez Sanofi, ai siguroi që vendi do të shërbehej ndër të parët, por nuk pranoi të kërkojë përparësi absolute, duke e gjykuar absurd një “nacionalizëm shëndetësor” të mundshëm.

“Ne duhet të parandalojmë dhe të përgatitemi për një rifillim të epidemisë”, paralajmëroi presidenti gjatë kësaj interviste televizive me rastin e festës kombëtare.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.