Standard.al

“Kryeministri në ikje dorovit për 1€, Bazën Ushtarake Detare të Sarandës”

0

Gjeneral Piro AHMETAJ:

 

Para më shumë se një javeKryetari i Partisë Demokratike, Zoti LulzimBASHA, paralajmëroi publikisht nga Divjakase,në shkelje tëligjitdhe të interesave kombëtare, Kryeministri në ikje, po udorovit oligarkëve të oborrit të Qeverisëedhe BazënUshtarakeDetare, Sarandë.

Paraprakisht, Ministria e Mbrojtjes dhe Zëvendës Komandanti (drejtuesi i paligjshëm në detyrë)i Forcave Detare,meurgjencë”, pra me urdhër nga vetë“iMadhi, kanënënshkruarpropozimin për heqjen e kësaj infrastrukture ushtarake nga inventari i burimeve të mbrojtjes së RSH.

Sigurisht, pa Dekretettë Presidentit të Republikës, pranë shkelje flagrante të gërmës “f”, pika 3 Ligjit nr. 64/2014, “Mbi pushtetet nëFA”, me VKM nr. 514, datë 01.07.2020,botuar në Fletoren Zyrtare nr. 125, datë 06.07.2020, SurrelQeveria, “me kontratë-TARIFËN 1 EURO, de-fakto ka fshirë(përlarë) rreth 40.000 m2të një infrastruktureme peshëkritike përushtrimin e sovranitetit detar të RSH nëGjirin e Sarandës dhe Kanalin e Korfuzit.

Për më tepër, përveçse makutëri për “KapurÇka Mbetur”, këtë vendimarrje e konsiderojmë edhe si shpërfillje delirante të ushtrimit të interesave gjeopolitike të RSH edhe në Mesdhe.

Mungesa e prezencës së Forcave Detarenë Gjiun e Sarandës, mbartnjë sensitivitet kombëtar, edhe për shkak se,marrëveshjae detit me Greqinë mbetetende një “çështje e nxehtë” mes 2 vendeve.

Ndërkohë,ri-kujtojmëqë, kjo vendimarrjeu zhvilluafill mbas marrëveshjes“historike” të detit mes Italisë dhe Greqisë. Kështu, heshtjacinikeevetëm qeverisësë RSH, mundet tëlexohetedhe si dorëzim pa kushte të interesave kombëtare. Kjo pasi, përpos të tjerave, institucionet shtetërorekanë përgjegjësi kushtetuese trasparencën, pra, duhet të informojnë shqiptarët për impaktet e kësaj marrëveshje ndaj interesave kombëtare; mbi rezultatet e grupit negociator,sidhe pritshmëritë e negociatave me Greqinë (përfshi trekëndëshin detar mes Greqisë – RSH – Italisë).

Gjithashtu, ri-kujtojmë se, në kundërshtim flagrantme pikën 1 dhe 2 tënenit 168 dhe pikën 3 të nenit 169 të Kushtetutës;gërmën “c”, pika 3 të nenit 9, dhe pikat 1 dhe 7 tënenit 15 të Ligjit nr. 6/2014: “Mbi pushtetet në FA”,prej muajit janar 2019 (për18 muaj) funksioni kushtetues i Komandantit të FD, ushtrohet nga Zëvëndësi, për më tepër nga njëushtarakqë është “zyrtarisht i kontestuar” për preçedentët me shërbimet sekrete të vendeve jo-miqësore me interesat kombëtare,si dhemungesëintegriteti nërastin e marrëveshjes së detit me Greqinë dhe jo vetëm.

Nënvizojmë se,ushtarakui“vetë-shpërdorurnë menyrë të përsëritur”, është me gradë më të ulët se funksioni që mban. Për pasojë,sipas ligjit, përveç çështjeve administrative, Zëvendëskomandatinuk mund të nënshkruaj vendimmarrje që kanë pasoja strategjike për të ardhmen e Forcave Detaretë RSH.

Parë kështu, ibëj thirrje publikisht DSIK, tëinvestigojënëse: “data kur është nënshkruarkjo praktike (?);integriteti në grupin negociator;drejtimine Forcave Detare; si dhe njohja me aktivitetin operacional të NATO-s në Mesdhe; etj,janëzhvilluarnë përputhje me Ligjinnr. 8457, datë 11.2.1999 “Për informacionin e klasifikuar “Sekret Shtetëror”, indryshuar.Gjithësesi, shumë shpejt, kushdoqofshin shkelësit-delikuent, do të përballen me ligjin.

Ndërsa edhe nga cilësia e ish-këshilltarit, do t’irekomandoja Presidentit që në përgjegjësinë kushtetuese të Komandantit të Përgjithshëm, mbështetur në nenin 92/h të Kushtetutës t`i kërkojë MM: “informacion urgjentpër këtë praktikë (VKM nr.514 dt. 01.07.2020), e cila cënon rëndë ushtrimin e sovranitetit detar nëKanalin e Korfuzit, si dhe interesat gjeopolitike të RSH në Mesdhe”.

Gjithashtu,e sigurojmëKryemistrindhe Ministren ekeq-kapurnga interesate oligarkëvese,do të mbajnë përgjegjësi jo vetëm për këtë rast, por edhe për grabitjen edisa 100-ra miliona euro me tenderat sekretpër: qindra objekte dhe infrastruktura të mbrojtjes kombëtare; për uniformën pa 28 standardet; karburantin e pa-çertifikuar; GPS-ët, muzeun2 të FA në Berzhit,furnizimin me ushqimeedhe në kurriz të nevojave jetike të qytetarëve të prekur nga Covid-19;për degradimin e aftësive operacionale të FA dhe rrëshqitjen e RSH, në fundin  e listës së  30 vendeve të NATO-s.

Së fundi, por jo nga rëndësia, i sigurojmë shqiptarët se,rikthimi i balancave kushtetuese,si dhemekanizmave të kontrollit demokratik;modernizimi i kapaciteteve, infrastrukturave, mbi të gjitha i efiçencës së strukturave përgjegjëse për sigurinë e jetës, shëndetit dhe pronës së qytetarëve;mbrojtja e interesave kombëtare dhe ri-kthimi i dinjitetit të RSH në NATO, mbetenemergjencë kombëtare, prioritetet dhe sfidat eprogramit të qeverisjes-BASHA.

*Gjeneral ® Piro Ahmetaj,

Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD;

 

Shënim: Hartat ilustruese të Bazës Ushtarake Detare Sarandë:

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.