Kanabisi lulëzon nëpër male gjatë pandemisë! Lleshaj thotë se vendi është i monitoruar, por parcela ‘lulëzonte’ as 500 metra larg fshatit…

0
109

Përsa i përket kultivimit të hashashit, pak muaj më parë Ministri i Brëndshëm Sandër Lleshaj, ka deklaruar në një studio televizive se i gjithë vendi është i monitoruar.

Sipas ministrit, digasteri që drejton ka evidentuar me harta vendet se ku është mbjellë apo tentohen të mbillet dhe policia është në gatishmëri për asgjësimin e tij.

Pavarësisht deklaratave mediatike dhe masave shtrënguese, ende mbillet hashash në vendin tonë.

Mbrëmjen e së hënës, emisioni ‘Fiks Fare’ evidentoi një parcelë me plot 150 rrënjë kanabis.

Nga pamjet e publikuara, parcela ‘lulëzonte’ as 500 metra larg fshatit Gallat në rrethin e Kurbinit.

Mënjehërë pas denoncimit në emission, gazetarët filluan vëzhgimin në terren ku jo më shumë se dhjetë minuta në këmbë nga qendra e fshatit hasën një parcelë me 150 rrënjë kanabis.

Sipas pamjeve ekskluzive, bimët kapnin lartësinë nga 20 deri në 40 cm mbi tokë.

Persona ende të paidetifikuar duket se kishin nisur përgatitjen për të mbjellë kanabisin muaj më parë. Fillimisht ata kanë mundur të presin pyjet e rrethuar vendin.

Më pas duket se janë kujdesur për të siguruar ujin, duke ndërtuar një rezervuar me plasmas dhe ujin e kishin marrë nga një burim aty pranë.

Tokën për të ndërtuar parcelën kultivuesit e kishin studiuar mirë, pasi zona ishte e dendur me pyje e cila mundësonte vështirësi për t’u pikasur nga ajri me drone apo mjete të tjera. Parcela prej 150 rrënjësh kanabis ishte e vendosur mbi fshatin Gallat, e për ironi të fatit mbi lagjen ku edhe banonte kryeplaku i fshatit, të cilin ligji e ngarkon me përgjegjësi për sipërfaqen e territorit që administron, përveç strukturave të tjera siç është policia apo edhe inspektorët e pyjeve.

Një raport i Agjencisë për Monitorimin e Drogave dhe Europol, parashikonte se në Shqipëri do të rritet kultivimi kanabisit gjatë 2020 si pasojë edhe e angazhimit të policisë me masat anti-Covid.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here