Ideatori i anti-ligjeve dhe katërshja ekzekutore! KUJDES, kodi penal i dënon të dy llojet

0
177

Një marrëzi antishtet po ndodh në Shqipëri. Tipike e Rilindjes!

Një forcë politike që mbeti në pushtet përmes blerjes dhe shantazhimit të votës, e faktuar kjo me dosjet “184” dhe “339” dhe një opozitë që u fut në Kuvend vetëm si pasojë e pazareve me Rilindjen, sot po ndryshojnë ligjin themeltar të vendit. Madje për herë të parë një ndryshim i kushtetutës po ndodh njëanshmërisht dhe në mënyrë online!

Tragji-komedi, në të njejtën kohë!

Në fakt, Komisioni i Ligjeve që sot votoi online ndryshimet në Kushtetutë me arsyetimin për hapjen e listave, por me synimin kryesor të Rilindjes për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, nuk e ka për herë të parë veprimtarinë anti-ligj. I është kthyer në ritual!

Janë disa personazhe të spikatur të PS-së, të sjellë te Ligjet nga Rama, specifikisht për të kaluar iniciativa që bien ndesh me Kushtetutën e ligjet e vendit.

Adnor Shameti, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja janë personalisht fajtorë dhe do duhet të pergjigjen personalisht për shkatërrimin e legjislacionit shqiptar që nga Kushtetuta e deri tek ligjet e posaçme te PPP-ve. Këta janë fajtoret e linjës së parë duke relatuar antiligje në dëm të interesave të shqiptarëve.

Padyshim Edi Rama është ideatori i gjithçkaje e ndërsa kjo katërshe rilindase përbën ato që cilësohen si ekzekutorë! Në fakt, kodi penal i dënon të dy llojet!

EDITORIAL-STANDARD.AL

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here