I infektuar me koronavirus, Presidenti i Brazilit kafshohet nga një zog i madh tek po e ushqente…

0
80

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është parë jashtë rezidencës zyrtare të hënën, ku kishte dalë për t’i ushqyer disa zogj të mëdhenj, që ngjajnë me strucin. Megjithatë, jo gjithçka i shkoi mirë, sepse një fotograf e ka kapur momentin kur njëri prej këtyre zogjve ia kafshon dorën presidentit të famshëm.

Ai doli në kopshtin e pallatit “Alvorada” dhe u dha ushqim zogjve të quajtur rhea, të cilët janë zogjtë më të mëdhenj në Amerikën Jugore, shkruan “Wionews”.

Bolsonaro gati qe një javë është duke qëndruar në karantinë pasi u diagnostikua me koronavirus. Ai të hënën tha se nuk po mund të qëndrojë në izolim dhe se do ta bëjë edhe një test tjetër. Presidenti ka thënë se është duke u ndier mirë dhe meritat për këtë ia ka lënë trajtimit me hidroksiklorokinë, një ilaç që nuk është dëshmuar shkencërisht për efektet kundër koronavirusit.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here