Humor politik, shkruar 14 korrik 2016

0
103

Nga Elmaz Sherifi

Ne vitin 1968 isha ne nje fshat te Tepelenes,qe quhet Selcka e Madhe, ku po ndertohej nje hidrocentral per elektrifikimin e dy fshatarave.
Isha mjaft i ri. Aty kam njohur njerez shume te zgjuar dhe teper bujar. Ndoshta ishte muaji korrik dhe temperaturat shume te larta e kishin “perveluar” gjithe bimesine.
Te gjithe banoret i mbanin syte nga qelli dhe luteshin qe ZOTI t’u sillte nje shi per te shpetuar nga ai mallkim.
Kryetar Lazja, me dukej interesant ! Kishte autoritet dhe nje kale me shal. Une i’u afrova dhe e pyeta per kalin e kuq. Ai, me humor te holle u pergjigj- “mire kali, por s’na lene rehat edhe mizat”… O djale, ngriti zerin, ne lutemi per shi, ti me pyet per kalin.
Lutjet e banoreve te Selckes i pranoi ZOTI dhe si me magji fshati po permbytej nga rreket e vrullshme.. Therrni kurbanet- urdheroi kryetari. Me shpejtesi u therren dy desh. ” Le te mblidhet i gjithe fshati ta festojme “. Ashtu u be dhe kryetar Lazja, ( me duket ishte nga Buzi i Madh ), i’a mori i pari kenges, per te vazhduar gjate kenga dhe dollia.
Keshtu po e presin shqiptaret “Reformen ne Drejtesi” !
Le te presin mrekulline !

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here