Gazeta e Blushit nuk ndalet së godituri Ramën! Sondazhet, duket se nxjerrin në pah të vërteta…

0
106

Ben Blushi dhe gazeta e tij Shqip, nuk ndalen së godituri Edi Ramën dhe mazhorancën e tij.

Edhe pse nisen me mendimin e mirë, për ti bërë qejfin ‘shefit’, sondazhet e Shqip, duket se nxjerrin në pah të vërteta që më pas nuk i pëlqejnë botuesit Blushi dhe shefit të tij Rama.

ImageSondazhi i gazetes Shqip

Pas sondazhit se kë preferojnë shqiptarët për kryeministër, ku Basha fitoi pastër ndaj Ramës, një tjetër sondazh i Shqip ka treguar se shqiptarët nuk e mbështesin më kreun  e qeverisë dhe nismat e tij.

Shqip pyet shqiptarët nëse janë për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore apo jo.

Dhe sondazhi u ka treguar se në shumicë të madhe, 58 përqind e votuesve janë kundër ndalimit të koalicioneve.

Vetëm 37 për qind e mbështesin Edi Ramën në këtë nismë, ndërsa 5 përqind e votuesve nuk janë të interesuar se çfarë ndodh me koalicionet parazgjedhore.

Siç ndodhi dhe me sondazhin e parë për emrin e kryeministrit të ri, edhe sondazhi për koalicionet parazgjedhore është bllokuara nga Shqip dhe botuesi i saj Ben Blushi.

Image

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here