Vrau tre anëtarë të një familje dhe trupat e tyre i hodhi në liqen, dënim me vdekje për amerikanin

0
111

Ekzekutimi i parë federal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas më shumë se 17 vitesh, është vendosur që të kryhet në Indiana të hënën, pas një vendimi të marrë nga ana e Gjykatës së Apelit.

Daniel Levis Lee dhe një bashkëpunëtor i tij janë dënuar për vrasjen e tre anëtarëve të një familje, në vitin 1996. Një kërkesë e pazakontë ka ardhur nga familjarët e viktimave, që thanë se ekzekutimi nuk do të ishte gjëja e duhur, por qëndrimi në burg i Lee, shkruajnë mediat amerikane.

Mirëpo, vendimi i marrë thotë se ekzekutimi me injeksion do të vazhdojë. Lee, një supremacist i bardhë njëherë e një kohë, që torturoi dhe vrau një familje prej tre vetash përpara se të hidhte trupat e tyre në një liqen, ishte planifikuar fillimisht për ekzekutim në dhjetor. Çështja e tij u vonua pasi gjykatat bllokuan ekzekutimin e dënimit me vdekje.

81-vjeçarja Earlene Peterson, vajza, mbesa dhe dhëndri i së cilës u vranë nga Lee, e ka kundërshtuar ekzekutimin. Në vend të kësaj, ajo thotë se dëshiron që Lee t’i jepet denim me burg, njesoj si bashkëpunëtorit të tij.

“Daniel Lee dëmtoi jetën time, por unë nuk mund të besoj se marrja e jetës së tij do të ndryshojë ndonjë gjë,” tha zonja Peterson në një deklaratë  me video vitin e kaluar.

Ekzekutimi i planifikuar i Lee është një nga katër që ishte planifikuar për korrik dhe gusht. Të katër burrat janë të dënuar për vrasjen e fëmijëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here