Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar ndaj daljeve publike të kryetarit të Bashkisë  së Tiranës, pa ruajtur asnjë lloj distance sociale, por ashtu edhe pa maskë.

Marrë shkas nga mesazhi më i fundit i lëshuar nga Ministrja e Shëndetësisë ku bënte thirrje për respektimin e tre rregullave thelbësore, distancë-maskë-higjienë, Vasili thotë se Ministrja përpara se tu kërkojë qytetarëve respektimin e protokollit të sigurisë kundër Covid, duhet të marrë masa kundër kryebashkiakut.

Vasili: Shihni keto foto se eshte surrati i shtetit ne to! Nuk respekton distancen si dhe pa maska,keshtu dhunon cdo rregull te Pandemise ky Kryetari i Bashkise, por Ministrja e Shendetesise ka frike shume shume te madhe dhe nuk e gjobit dot per qamet.

Dhe pastaj japin keshilla ne FB, vene edhe gjoba me polici perkrah.Dhe pastaj fajin e ka populli.

Dhe pastaj fajin e ka biznesi dhe e gjobitin.Cfare te paturpesh!!

Shihini keto foto, qe jane pasqyra e surratit te shtetit armik me njerezit e thjeshte dhe lëpirës me njeri tjetrin.Prandaj asnje as nuk i beson dhe as i degjon keta!!