Friday, March 29, 2024
Home Kosovë Një tjetër deputete infektohet me Covid-19: Të shtunën filluan të më shfaqen...

Një tjetër deputete infektohet me Covid-19: Të shtunën filluan të më shfaqen simptomat

0
105

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj është infektuar me virusin Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, Reshitaj ka thënë se simptomat kanë filluar të shfaqen pas seancës së Kuvendit që u mbajt të premten (10 korrik).

Postimi i Reshitaj në Facebook

”Të nderuar qytetarë, miq e kolegë,

Që nga fillimi i Pandemisë jam përpjekur të zbatoj masat e rekomanduara nga institucionet shëndetësore dhe vazhdimisht kam bërë ftesë për zbatimin e tyre.

Pas seancës së ditës së Premte, konkretisht prej të Shtunës së këtij vikendi kanë filluar të më shfaqen disa simptoma që lidhen me infeksionin me Covid-19 dhe pastaj iu kam nënshtruar testit ku kam rezultuar pozitiv.

Deri në testimin tjetër pas një kohe të përcaktuar sipas protokollit unë do të qëndroj e izoluar në shtēpi.

Dua edhe një herë ti bëjë ftesë të gjitha institucioneve të vendit që të rrisin përkushtimin në respektimin e masave mbrojtëse, të ndalohen të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet aty ku nuk ka kushte dhe ku nuk respektohen masat e rekomanduara nga IKSHPK.

Të rritet përkushtimi dhe disiplina sa nuk është bërë tepër vonë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here