Iu shërbyen pacientëve me koronavirus, infektohen dy mjekët…

0
83

Dhjetë rastet e konfirmuara nga ministria e Shëndetësisë për qarkun e Korçës, janë të ndara në tre bashki të qarkut.

Në bashkinë e Kolonjës sipas burimeve janë personel shëndetësor, të cilët i kanë shërbyer rasteve të para me COVID-19 në këtë qytet.

Mjekët kanë qenë të izoluar përgjatë këtyre ditëve ndërsa vetëm pasditen e djeshme rezultatet kanë dalë pozitive për të dy, duke e çuar tashmë qytetin e Ersekës me katër raste aktive.

Burimet bëjnë të ditur se gjendja e tyre është e stabilizuar dhe momentalisht ndodhen në banesat e tyre.

Përsa i përket bashkisë së Korçës e cila ditën e sotme ka rezultuar me shtate persona të infektuar nga COVID19, burime nga Drejtoria e Shëndetit Publik, bëjnë të ditur se përveç kontakteve të afërta ka edhe vatra të reja, midis tyre edhe grupmosha të reja.

Mësohet gjithashtu se një prej rasteve është nisur drejt kryeqytetit.

Ndërkohë edhe bashkia e Pogradecit e cila paraqitet me një rast bëhet e ditur se është kontakt i afërt me rastet e fundit në qytet.

Rastet e njëpasnjëshme në qark ka bërë që numri në total të shkojë në 62./ Balkan Web

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here