Standard.al

E lindi vajzën pas hekurave, nëna shqiptare e gjen pas 40 viteve

0

Emisioni ’Pa Gjurmë’ realizon takimin e rrallë dhe emocionues të Dashuri Begaj me vajzën e saj Migena. Ky takim ndodhi në ambientet e Report Tv, pa praninë e kamerave. Nëna biologjike i ulet në gjunjë të bijës dhe nënës birësuese duke shpërthyer në lot.

Dashuri Begaj prej 4 muajve kërkonte në emision të bijën, që e kishte sjellë në jetë në vitin 1980 në burgun e Belshit.

Fatkeqësisht, kjo nënë pasi kreu dënimin, u internua nga sistemi i asaj kohe dhe nuk mundi dot kurrë të mësonte kush ishte familja birësuese e vajzës së saj.

Stafi i “Pa Gjurmë” nisi kërkimet dhe zbuloi dosjen e foshnjës me  emrin Migena Begaj. Vajza pasi kishte lindur ishte dorëzuar në shtëpinë e fëmijës Tiranë dhe në moshën 1-vjeçare ishte transferuar në shtëpinë e fëmijës Shkodër. Në vitin 1983 ishte birësuar nga një çift në kryeqytet.

Dashuri Begaj-  O Zot, ju jeni Migena ime?

Migena – Të lutem, mos u ul në gjunjë, më lër të të përqafoj!

Dashuri Begaj- Nuk e besoj që po të shikoj, nuk e besoj qe të gjeta !

Migena- Zonja Dashuri po të prezantoj me mamin tim. Kjo është nëna që më rriti, ndërsa ky është bashkëshorti im dhe kemi dy vajza.

Dashuri Begaj- Juve zonjë, uroj të merrni nga ditët e mia, nuk e besoni sa mirënjohëse jam ndaj jush. Nuk e di çfare të them….po më rreh zemra fort!

Nëna birësuese e vajzës: Unë jam e lumtur që më në fund vajza ime takoi nënën biologjike. Ndiej dhembje, por koha do më shërojë plagët.Ky takim vazhdoi edhe pas programit, ku të dyja palët vazhduan biseda të gjata së bashku dhe padyshim shkëmbyen numrat e telefonit, për të mos e humbur më kurrë njëra-tjetrën.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.