Denoncimi me video/ Policia keqtrajton pensionistët dhe invalidët tek Mali i Robit!

0
119

Një grup pensionistësh invalidë të cilët kanë marrë leje për të bërë plazh në Malin e Robit në Durrës kanë denoncuar dhunën e policisë ndaj tyre.

Ish-kryeministri Berisha, ka publikuar videon ku duket se forca të shumta kanë rrethuar dhe dhunuar të moshuarit, kjo pas ankesës së një hoteli ngjitur me kampingun ku po pushonin grupi i pensionistëve.

Postimi i plote:

‘Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje i nderuar Sali Berisha. Jemi nje grup pensionistash dhe 6 invalidë tek mali i robit qe kemi shtëpitë … bejme plazhin qe 14 vite dhe kemi pasë tabelë plazhi për publikun, pasi parcela ku ne rrimë i bie pjesa e rruges… Jemi në mes të hotel Real dhe hotel Ylberi. Problemin e kemi me hotel Ylberin se thotë që e kam paguar dhe pjesen tuaj. Sot na kane ardhur 15 policë për të na larguar i keni edhe në video, por ne jemi të gjithë të pa mundur ekonomikisht dhe nuk kemi ku të vemi pasi kudo është me pagesë: Ju lutemi pse nuk zbatohet vendimi i Qeverisë ku 20% është vend i lirë për publikun. Ju bëjmë me dije se vendi ku rrimë ne nuk i takon hotelit pasi është pjesë e rrugës… Ju lutem i nderuar këto janë shqetësimet dhe hallet tona…

Po ju dergojme edhe nje video se si na nxoren me shkelma policet e kesaj qeverie. Rrespekte nga një grup pensionistësh dhe invalidësh’

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here