“Bota nuk do të rikthehet në normalitet në një “të ardhme të afërt”/ Kreu i OBSH-së thirrje qytetarëve: Respektoni masat

0
108

Bota nuk do t’i rikthehet normalitetit të mëparshëm në një të ardhme të parashikuar, theksoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë pas një dite rekord me 230 000 raste me koronavirusin e ri.

“Virusi mbetet armiku publik numër një, por veprimet e shumë qeverive dhe personave nuk e pasqyrojnë këtë”, deklaroi për median drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus duke nënvizuar se shumë vende po shkojnë në drejtim të keq.

“Mesazhet kontradiktore nga drejtuesit minojnë përbërësin më thelbësor të çdo përgjigjeje, besimin”, shtoi ai pa përmendur emrat e tyre.

Kreu i OBSH-së edhe një herë u bëri thirrje qeverive të komunikojnë qartë me qytetarët e tyre dhe të vendosin një strategji gjithëpërfshirëse për të eleminuar transmetimin dhe për të shpëtuar jetë, ndërsa u kërkon popullsive të ndjekin masat, siç janë respektimi i distancës, larja e duarve dhe mbajtja e maskës dhe vetëizolimi nëse sëmuren..

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here