Alfred Cako i përgjigjet Silva Binos: Vij në spital pa maskë, më lini të hetoj…do të intervistojmë të sëmurët…

0
99

Një nga personazhet mëë të njohur televizovë në vend, i njohur për teoritë e tij edhe të konspiracionit Alfred Cako, ka deklaruar se në Spitalin Infektiv në Tiranë, pacientët ishin duke u infektuar vetë, duke shtuar se ka marrëveshje të fshehtë për të mos lejuar publikimin e informacionit.

Kësaj deklarate i është përgjigjur shefja e ISHP-së Silva Bino, e cila e ka ftuar Cakon që të shkojë vetë tek Infektivi e të hetojë. Bino tha se Cako flet gomarllëqe nga kolltuku.

“Kur mediat promovojnë idiotë. Të shkojë ky zotëria nëse është i zoti vetë tek Infektivi meqenëse qenkan gënjeshtra dhe të investigojë. Atje punonjësit rropaten përballë me rrezikun, e njerëzit përpëliten e përpiqen të mbijetojnë, ky bën llogje cdo të premte se ia lejojnë televizionet e mediat se duket bukur.

Mediat po ashtu promovojnë njerëz që nuk e kanë parë ndonjëherë pacientin e infektuar, apo nuk e dinë se nga bie virusi, por bëjnë teori dhe politikë populiste për të promovuar veten, duke folur lloj lloj gomarllëqesh nga kolltuku”, tha Bino.

Ndërkohë, Cako i është përgjigjur Binos, duke i thënë se e pranon sfidën dhe se dëshiron që të futet në Spitalin Infektiv, pa maskë, pa masa mbrojtëse.

“Jam dakord të vij pas sfidës suaj publike. Dua të vij e të investigoj të vërtetën tek Infektivi me gjithë mjekun Andi Nikolla. Mund të vijmë pa maska tek pavioni CV19, dhe do të intervistojmë të sëmurët. Më ktheni përgjigje”, i shkruan Cako – Silva Binos në rrjetin social “Facebook”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here