Video/ Anija luftarake amerikane pushtohet nga flakët, ndodheshin 200 persona në bordin e saj

0
123

Një anije luftarake amerikane po shkrumbohet nga flakët ndërsa pamjet e mëposhtme janë të drejtpërdrejta që po transmetohen nga mediat vendase.

Mësohet se një person është raportuar i plagosur deri më tani pasi ka marrë dëmtime nga flakët që kanë përfshirë anijen.

Autoritetet kanë ndarë informacione paraprake, ku bëjnë me dije se, zjarri ka rënë në anijen USS Bonhomme Richard, rreth 200 metra e gjatë, e ankoruar në bazën detare të San Diegos.

Ndërkohë, 200 marinarë dhe oficerë ndodheshin në bordin e anijes kur shpërtheu zjarri, fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime serioze. Mbeten të paqarta rrethanat dhe shkaqet e shpërthimit por ka nisur puna nga agjencitë përkatëse për zbulimin e tyre.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here