Standard.al

Transporti ndërqytetas në kaos, drejtuesit e mjeteve: Më shumë shpenzojmë se sa fitojmë

0

Gati dy javë nga rikthimi në punë i operatorëve të transportit publik, punonjësit në linjat ndërqytetase ankohen për numrin e ulët të udhëtarëve.

Stolat në terminale janë bosh. Drejtuesit e automjeteve qëndrojnë me shpresën se numri i udhëtarëve do të rritet.

Përfaqësues të këtyre linjave thonë se në një ditë më shumë shpenzojnë se sa fitojnë.

Nëse situata do të vijojë të mbetet e tillë, atëherë rrezikojnë falimentimin.

“Sinjalizime për rimbylljen e transportit në shenjë proteste nuk ka”, thonë drejtuesit e këtyre automjeteve të transportit publik.

Megjithëse shihet një ndërgjegjësim i qytetarëve për përdorimin e maskave në autobusë, numrin e ulët të udhëtarëve, drejtuesit e mjeteve dhe fatorinot e shpjegojnë me frikën e pandemisë së koronavirusit.

/Ora News

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.