Tërmet i fortë, ja se ku ishte epiqendra…

0
111

Nuk ka qetësi për Kinën, pas pandemisë Covid 19 që shpërtheu vitin e kaluar, sot është goditur nga një termet i fortë, 5.1 shkalla Rihter.

Autoritetet bëjnë me dijë se tërmeti me madhësi 5.1 shaklla Rihter ka goditur në qytetin Tangshan, në provincën Hebei në veri të Kinës, në orën 6:38 të Pekinit të Dielën, sipas Qendrës së Rrjeteve të Tërmetit në Kinë (CENC).

Epiqendra ishte në 39.78 gradë gjerësi veriore dhe 118,44 gradë gjatësi lindore, me një thellësi prej 10 km, tha CENC.

Deri tani nuk raportohen për persona të plagosur ose të vdekur nga tërmeti, forcat e zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në provincën ku ndodhi goditja për të vlerësuar gjendjen.

Lëkundjet janë ndjerë deri në Pekin dhe Tiajni.

Një tërmet që goditi Tangshan në 1976 vrau të paktën 242,000 njerëz në një nga fatkeqësitë më vdekjeprurëse natyrore në histori.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here