Prapaskenat e Infektivit/ Alfred Cako sfidon publikisht Silva Binon: Më lini të hetoj në spital pa maskë, për covid-19

0
97

Pas shperthimit te pandemise covid-19, nje sërë teorish konspirative pushtoi boten, por edhe Shqiperine.

Ky debat ka përfshire edhe figura te njohura te vendit, te cilet per shkak te perlasjeve te tyre publike kane ngjallur kurizitetin tek qytetaret.

Disa ditë më parë, i njohur me termin ‘konspiracionist’, Alfred Cako deklaroi se në Spitalin Infektiv po infektoheshin vetë pacientët, ndërsa shtonte se ka marrëveshje të fshehta për të mos lejuar daljen e informacioneve.

Kësaj deklarate iu përgjigj nga shefja e ISHP-së, Silva Bino e cila e ftonte Cakon që të shkonte vetë te Infektivi dhe të investigonte, pasi sipas saj ai ‘fliste lloj lloj gomarlliqesh nga kolltuku

Statusi i Silva Binos: Kur mediat pomovojnë idiote. Te shkoje ky zoteria po qe i zoti vete tek Infektivi mqs qenkan rrena e te investigoje. Atje punonjesit rropaten perballen me rrezikun e njerezit perpeliten e perpiqen te mbijetojne ky ben lloqe cdo te premte se ja lejojne televizionet dhe e promovojne mediat se duket bukur.

Mediat po ashtu promovojne njerez qe se kane pare noj here pacientin e infektuar apo se dijne nga bie virusi po bejne teori e politike populiste per te promovuarveten duke folur lloj lloj gomarlleqesh nga kolltuku.

Ndërkohë, Cako i është përgjigjur Binos me anë të një mesazhi se e pranon sfidën dhe ku i kërkon ta lejojë të futet në spitalin Infektiv me një mjek të fushës, pa mjete mbrojtëse.

‘Jam dakord të vij pas sfidës tuaj publike të vij e të investigoj të vërtetën tek Infektivi megjithë mjekun Andi Nikolla të lëvizjes No Vax Albania. Mund të vijmë pa maska te pavioni i CV19 dhe do intervistojmë të sëmurët. Më ktheni përgjigje.’ i shkruan Cako, Silva Binos në rrjetin social Facebook.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here