‘Miss Bota’ preket nga koronavirusi, Ministria e Shëndetësisë publikon lajmin dhe e fshin sërish

0
126

Aktorja e njohur indiane Aishëarya Rai Bachchan dhe vajza e saj Aaradhya kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

AtO kryen testimin pasi mësuan se bashkëshorti dhe vjehrri i aktores ishin infektuar me Covid-19.

Testimi është kryer edhe nga pjesëtarët e tjerë të familjes të cilët kanë rezultuar negativ.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë së Indisë Maharashtra Rajesh Tope me një postim në Twitter, por pak minuta më vonë postimi u fshi.

“Aishëarya Rai Bacchan dhe vajza e saj kanë rezultuar gjithashtu pozitive me COVID-19. Ne dëshirojmë që familja Bachchan ta kaloj sa më shpejt këtë situata dhe i urojnë shërim sa më parë”, shkruhej në postim.

Mumbai është ndër qytetet indiane më të prekur nga koronavirusi, me gjithsej 850,000 raste.

Bachchan ishte shpullur Miss Bota më 1994.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here